In lieu of an abstract, here is a brief excerpt of the content:

263 MËSIMI 16 Pushime dhe histori Vacations and history In this lesson you will learn: • how to talk about actions in the past • how to talk about historical tourist sites You will learn the following grammatical points: • the imperfect indicative • the imperfect subjunctive DIALOGU 16.1: DITË PUSHIMESH Glauk: Ardian, çfarë fotografish po shikon? Ardian: Po shikoj disa fotografi që sapo m’i dërgoi një shok me imejl. Janë nga pushimet e verës. Glauk: Ku ishit këtë verë me pushime? Ardian: Ishim në një kamp rinie. Glauk: Si kaluat? Ardian: Kaluam shumë mirë. Në kamp kishte shumë të rinj. Në përgjithësi, të gjithë ishin njerëz shumë aktivë dhe çdo ditë organizonim aktivitete të ndryshme. Glauk: Çfarë bënit në mëngjes? Ardian: Në mëngjes zgjoheshim herët dhe pasi hanim mëngjes, shëtisnim ose vraponim në breg të detit. Glauk: Në ç’orë dilnit në plazh? Ardian: Në plazh dilnim rreth orës 9:00 dhe rrinim deri në orën 12:00. Glauk: A bënit banja dielli pasdite? Ardian: Po, pasi hanim drekë, dilnim sërish në plazh. Laheshim në det, ose luanim me top. Kishte dhe nga ata që rrinin gjithë kohën në çadër dhe lexonin ose luanin me letra. Nganjëherë merrnim varkat dhe shkonim që të vizitonim gjire të vogla. Glauk: Po drekë, ku hanit? Ardian: Drekë hanim në kamp. Nganjëherë shkonim dhe në restorant. Glauk: A ju pëlqente ushqimi? Ardian: Po, sepse ne gatuanim të gjithë bashkë. Shpesh shtronim edhe tavolinat. Glauk: Po në mbrëmje, çfarë bënit? Ardian: Në mbrëmje, luanim ping-pong, basketboll, volejboll, futboll etj. Shihnim filmat që shfaqeshin në kamp dhe pastaj diskutonim për tema të ndryshme. Bisedonim gjatë dhe shkonim të flinim shumë vonë. Glauk: Ku flinit? 264 Discovering Albanian 1 Ardian: Flinim në çadra. Glauk: Si ishin çadrat? Ardian: Çadrat ishin të mëdha dhe shumë komode. Brenda në çadër kishte krevate dhe flihej shumë mirë. Glauk: Po diskotekë, a kishte atje? Ardian: Kishte diskotekë, por ne mblidheshim në mbrëmje në kamp dhe atje kërcenim e këndonim së bashku. Glauk: Po të shkosh vitin tjetër, mund të vij dhe unë me ju. Ardian: Shumë mirë do të bësh. Do të kënaqesh. FJALOR aktív, -e active aktivitét, -i, -e activity bánj/ë, -a, -a bath, closet, toilet bánja díelli sunbaths basketbóll, -i basketball brég, -u, brígje coast, shore në brég të détit on the seashore çád/ër, -ra, -ra tent, umbrella dërg/ój, -óva, -úar to send diskoték/ë, -a, -a disco, discotheque flíhej one could sleep (impersonal, lit., it was slept) futbóll, -i soccer gji, -ri, -re bay ísha I was kal/ój, -óva, -úar to pass, spend kámp, -i, -e camp kámp riníe youth camp kënáq/em, u -a, -ur to be satisfied, pleased lá/hem, u -va, -rë to bathe, swim in lét/ër, -ra, -ra letter, card lúaj me létra to play cards mbl/édh, -ódha, -édhur to gather, collect mbl/ídhem, u -ódha, -édhur to gather, meet në përgjithësí in general ping-pong Ping-Pong po if i ri, e re, të rínj, të réja young (people) riní, -a youth sapó just sërísh again Si kalúat? How did it go? Did you have a good time? sivjét this year shtr/ój, -óva, -úar spread shtrój tavolínën to set the table tém/ë, -a, -a topic tóp, -i, -a ball ushqím, -i, -e food várk/ë, -a, -a boat, jolly boat verór, -e summery volejbóll, -i volleyball [18.217.144.32] Project MUSE (2024-04-23 13:16 GMT) 265 Mësimi 16: Pushime dhe histori GRAMATIK˧100 The imperfect indicative of active verbs Consider the following examples from Dialogu 16.1: Ku ishe sivjet me pushime? Where were you on vacation this year? Kishte shumë të rinj shqiptarë që studionin jashtë. There were many young Albanians who were studying abroad. Zgjoheshim herët dhe pasi hanim mëngjes, shëtisnim ose vraponim në breg të detit. We used to get up early, and after we ate breakfast, we used to go for a walk or to run on the beach. All the forms in bold above are in the imperfect indicative, which is used to express...

Share