In lieu of an abstract, here is a brief excerpt of the content:

199 MËSIMI 12 Përsëritje Review DIALOGU 12.1 Martini: Ulpjana, ti je nga Prishtina, apo jo? Ulpjana: Po, Martin, jam nga Prishtina. Pse po pyet? Martini: Sepse di pak për Prishtinën dhe jam shumë kureshtar të mësoj më shumë për të. Ulpjana: Prishtina është qytet shumë i vjetër. Dhjetë kilometra nga Prishtina është Ulpiana, dikur një qytet i madh antik, i njohur me emrin Justiniana Sekunda. Martini: Po sot, si është Prishtina? Ulpjana: Prishtina është sot një qytet i madh, me rreth 600 000 banorë. Martini: Sa është sipërfaqja e saj? Ulpjana: 854 km2 . Martini: A është e bukur Prishtina? Ulpjana: Prishtina është një qytet modern. Tani ka shumë ndërtesa të reja dhe të larta. Është qytet me shumë gjallëri, sepse është qendër shumë e rëndësishme administrative, kulturore dhe universitare. Martini: Çfarë mund të vizitoj në Prishtinë? Ulpjana: Mund të vizitosh Parkun Kombëtar ‘Gërmia’. Gërmia është një vend shumë i bukur me pyje, ku prishtinasit kalojnë kohën e lirë. Atje ka një liqen dhe restorante të ndryshme. Martini: Po tjetër? Ulpjana: Mund të vizitosh Muzeun e Kosovës. Ai ndodhet në një ndërtesë të vjetër. Martini: Po Galeria e Arteve, si është në Prishtinë? Ulpjana: Prishtina ka një galeri shumë të mirë. Ajo organizon çdo vit ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, publikime, katalogë etj. Martini: Po objekte historike, a mund të vizitoj në Prishtinë? Ulpjana: Po, në Prishtinë ka 21 monumente që mbrohen nga shteti. Objekte me rëndësi historike janë: Sahat kulla, Shadërvani, Hamami i Madh etj. Martini: Po klima, si është në Prishtinë? Ulpjana: Prishtina ka klimë kontinentale. Në dimër bën ftohtë. Shpesh bie borë dhe temperaturat shkojnë deri në minus zero gradë Celsius. Kurse vera është e nxehtë, me temperatura të larta. Martini: Atëherë, është mirë që unë të vizitoj Prishtinën në pranverë. Faleminderit për informacionin . 200 Discovering Albanian 1 FJALOR administratív, -e administrative di to know ekspozít/ë, -a, -a exhibition galerí, -a, - gallery galería e árteve art gallery hamám, -i, -e Turkish bath historík, -e historical kalój to spend kalój kóhën e lírë to spend one’s free time katalóg, -u, -ë catalog kënaqësí, -a, - pleasure me kënaqësí with pleasure klím/ë, -a, -a climate kóh/ë, -a, -ë time, weather kontinentál, -e continental kulturór, -e cultural kureshtár, -e curious liqén, -i, -e lake i,e lírë free modérn, -e modern monumént, -i, -e monument ndërkombëtár, -e international i ndrýsh/ëm, e -me different objékt, -i, -e object organizój to organize pár/k, -ku, -qe park prishtínas, -i, - inhabitant of Prishtina publikím, -i, -e publication pýll, -i, -je forest shtét, -i, -e state universitár, -e university (adj.) vizitój to visit USHTRIMI 12.1 Indicate whether the following statements are true (T) or false (F) based on Dialogu 12.1. 1. ____ Martini dhe Ulpjana bisedojnë për Prishtinën. 2. ____ Martini është i interesuar për Prishtinën, sepse nuk ka shumë informacione për këtë qytet. 3. ____ Ulpjana thotë se Prishtina është qytet i vogël, por modern. 4. ____ Prishtina është qendër e rëndësishme kulturore dhe administrative. 5. ____ Në Prishtinë ndodhet një park i rëndësishëm kombëtar. 6. ____ Prishtinasit kalojnë kohën e lirë në këtë park. 7. ____ Muzeu është në një ndërtesë të vjetër. 8. ____ Galeria e Arteve është shumë e vogël. 9. ____ Galeria e Arteve organizon shumë aktivitete. 10. ____ Prishtina ka klimë kontinentale. USHTRIMI 12.2 Answer the following questions based on Dialogu 12.1. 1. Për çfarë po bisedojnë Martini me Ulpjanën? _____________________________________________________________ 2. Pse është i interesuar Martini për Prishtinën? _____________________________________________________________ [3.145.8.42] Project MUSE (2024-04-18 17:25 GMT) 201 Mësimi 12: Përsëritje 3. Si është Prishtina? ____________________________________________________________ 4. A është e bukur Prishtina? ____________________________________________________________ 5. Çfarë është Gërmia? ____________________________________________________________ 6. Ku ndodhet Muzeu i Kosovës? ____________________________________________________________ 7. Si është Galeria e Arteve? ____________________________________________________________ 8. Çfarë organizon Galeria e Arteve? ____________________________________________________________ 9. A ka objekte historike në Prishtinë? ____________________________________________________________ 10. Cilat janë disa nga këto objekte? ____________________________________________________________ 11. Si është klima në Prishtinë? ____________________________________________________________...

Share