In lieu of an abstract, here is a brief excerpt of the content:

180 In this lesson you will learn: • about clothes • how to shop for clothes You will learn the following grammatical points: • class 6 verbs • the passive form of verbs • the dative case • the impersonal passive forms DIALOGU 11.1 Mimoza: Çfarë do të bësh sot, Jeta? Jeta: Sot do të dal nëpër dyqane bashkë me Krenarin. Mimoza: Çfarë do të blesh? Jeta: Dua të blej një fund dhe një bluzë, kurse Krenari do të blejë një palë këpucë. Mimoza: A mund të vij dhe unë me ju? Kam nevojë për një kostum të zi. Jeta: Nëse do të vish me ne, duhet të ngrihesh nga krevati dhe të bëhesh gati shpejt. Mimoza: Kur do të takohesh me Krenarin? Jeta: Për një orë. Mimoza: Po ngrihem menjëherë. Ndërkohë që ti po hekuros rrobat, unë po shkoj të lahem dhe të krihem. Jeta: Moza, ti do të hekurosësh ndonjë gjë? Mimoza: Jo. Do të vesh xhinset dhe një bluzë pambuku. Nuk kanë nevojë të hekurosen. Jeta: Kurse unë do të vesh një palë pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë. Mimoza: Pse nuk vishesh me xhinse? Jeta: Ndihem më mirë kështu. Mimoza: Mirë. Jeta: Moza, po përpiqem të marr dhe Norën në telefon, por nuk përgjigjet. Si thua sikur të vijë dhe ajo me ne? Mimoza: Shumë mirë do të bësh. Nora martohet muajin tjetër dhe tani po merret me përgatitjet e dasmës. Ndoshta ka nevojë që të bëjë blerjet e fundit. Jeta: Po, por nuk po përgjigjet në telefon. Mimoza: Mbase është e zënë tani. MËSIMI 11 Rrobat Clothes 181 Mësimi 11: Rrobat Jeta: Mirë. Por po shqetësohem sepse nuk po përgjigjet as në telefonin e shtëpisë. Mimoza: Presim dhe pak. Me siguri që do të telefonojë vetë më vonë. Jeta: Po sikur të mos telefonojë? Mimoza: Atëherë, para se të kthehemi për në shtëpi, do të shkojmë tek Nora të pyesim si është me shëndet. FJALOR afróhem to reach, approach bëhem to become, get bëhem gáti to get ready blérj/e, -a, -e buying, purchasing blúz/ë, -a, -a blouse blúzë pambúku cotton blouse çlódhem to rest dásm/ë, -a, -a wedding dhëmb, -i, -ë tooth fúnd, -i, -e skirt fúnd i gjátë long skirt fúnd i shkúrtër short skirt fúnd me pála pleated skirt fúnd xhins denim skirt i,e fúndit last fustán, -i, -e dress hekurós to iron këmísh/ë, -a, -ë shirt këpúc/ë, -a, -ë shoe këpúcë me cilësí quality shoes kostúm, -i, -e costume, suit kostúm për búrra men’s suit kostúm për grá women’s outfit kreh to comb (someone’s hair) kríhem to comb one’s own hair, have one’s hair combed kthéhem to return láj to wash (something), bathe (someone), clean mérrem to be busy, have a job ndíhem to feel ndóshta maybe nëpër about, around, up and down nëse if ngríhem to get up pál/ë, -a, -a pleat, crease pál/ë, -a, -ë pair një pálë këpúcë a pair of shoes pambúk, -u cotton pantallóna pants pantallóna të zéza black pants përgatítj/e, -a, -e preparation përgjígjem to answer përpíqem to try rrób/ë, -a, -a clothes sigurí, -a certainty me sigurí certainly sikúr as if po sikúr what if shqetësóhem to get worried takój to meet (someone) takóhem to meet with vesh to dress, wear víshem to dress oneself, get dressed xhínse jeans, denim pantallóna (blu) xhins blue jeans [3.145.77.114] Project MUSE (2024-04-19 07:57 GMT) 182 Discovering Albanian 1 GRAMATIK˧70 Class 6 Verbs: the present indicative of verbs that end in -(h)em In Dialogu 11.1 you encountered several verbs that end in -hem. The chart below shows the present indicative of the verbs zgjohem ‘to wake up’ and nisem ‘to leave’: zgjohem nisem unë zgjohem nisem ti zgjohesh nisesh ai, ajo zgjohet niset ne zgjohemi nisemi ju zgjoheni niseni ata, ato zgjohen nisen Now you complete the forms for the verbs lahem ‘to wash oneself...

Share