In lieu of an abstract, here is a brief excerpt of the content:

155 MËSIMI 10 Festat zyrtare në Shqipëri Official holidays in Albania In this lesson you will learn: • how to ask and talk about cultural events • the official holidays in Albania • how to buy tickets for a cultural show You will learn the following grammatical points: • the genitive case for definite nouns • the genitive case for indefinite nouns • basic uses of the genitive case in Albanian • how to ask questions with ‘whose’ • the genitive forms of demonstratives • linking articles that modify a genitive noun DIALOGU 10.1: FESTAT ZYRTARE NË SHQIPËRI Ejona: Cilat janë festat zyrtare në Republikën e Shqipërisë? Rea: Në Republikën e Shqipërisë ka disa festa zyrtare. Disa nga këto festa janë festa fetare. Ejona: Cilat janë festat fetare? Rea: Në Shqipëri bashkëjetojnë në harmoni tri fe: feja myslimane, feja ortodokse dhe feja katolike . Për këtë arsye, ne festojmë festat e tyre më të rëndësishme: Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Ditën e Novruzit, Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël dhe Krishtlindjet. Ejona: Çfarë është Dita e Novruzit? Rea: Dita e Novruzit ose Dita e Sulltan Novruzit është festa e bektashinjve. Ejona: Është hera e parë që dëgjoj për bektashinjtë. Çfarë janë ata? Rea: Bektashizmi është një sekt fetar islamik. Bektashinj ka kryesisht Jugu i Shqipërisë. Ejona: Cilat janë festat e tjera? Rea: Më 14 mars ne festojmë Ditën e Verës. Ejona: Çfarë është Dita e Verës? Rea: Dita e Verës është një festë pagane. Ajo simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranver ës. Kjo është një festë tradicionale sidomos për qytetin e Elbasanit. Ejona: Po Dita e Pavarësisë, kur është? Rea: Dita e Pavarësisë është më 28 Nëntor. Kurse më 29 Nëntor festojmë Ditën e Çlirimit. Ejona: Po Viti i Ri, a është festë tradicionale në Shqipëri? Rea: Po. Më 1 dhe 2 janar festojmë Vitin e Ri. Kjo është një festë tradicionale dhe shumë popullore. 156 Discovering Albanian 1 Ejona: Po festa ndërkombëtare, a festoni? Rea: Më 1 Maj festojmë Ditën e Punëtorëve, kurse më 19 Tetor festojmë Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Ejona: Ju keni një festë zyrtare për Nënë Terezën? Rea: Po, Nënë Tereza është me origjinë shqiptare. Emri i vërtetë i Nënë Terezës është Gonxhe Bojaxhi. Që nga 19 tetori 2004, Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, është festë zyrtare për shqiptarët. Ejona: Po ditë përkujtimore keni? Rea: Kemi disa ditë përkujtimore: si 5 Majin (Dita e Dëshmorëve), 7 Marsin (Dita e Mësuesit), 8 Marsin (Dita Ndërkombëtare e Gruas), 1 Qershorin (Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve), etj. FJALOR árdhj/e, -a, -e arrival arsý/e, -ja, -e reason për këtë arsýe for this reason Bajrámi i Mádh Eid ul-Fitr Bajrámi i Vógël Eid Mubarak bashkëjetój cohabit, coexist bektashí, -u, -nj Bektashi bektashízëm, -i Bektashism çlirím, -i, liberation dëshmór, -i, -ë martyr dít/ë, -a, -ë day Díta e Çlirímit Liberation Day Díta e Dëshmórëve Martyrs’ Day Díta e Lumturímit të Nënë Terézës Mother Teresa’s Beatification Day Díta e Novrúzit (Sultan) Novrusi’s Day Díta e Pavarësísë Independence Day Díta e Punëtórëve Labor Day (lit., Workers’ Day) drejtúes, -i, - director, head, leader fé, -ja, - religion, faith fést/ë, -a, -a holiday festój to celebrate fetár, -e religious gjýsm/ë, -a, -a half harmoní, -a harmony hér/ë, -a, -ë time, while héra e párë the first time kalendár, -i, -ë calendar kanáç/e, -ja, -e tin katolík, -e Catholic kliént, -i, -ë client lumturím, -i beatification myslimán, -e Moslem kompjúter, -i, -a computer i,e krishtérë Christian Krishtlíndj/e, -a, -e Christmas largím, -i, -e departure, removal origjín/ë, -a, -a origin, source ortodóks, -e Orthodox Páshkët Easter Páshkët Katolíke Catholic Easter Páshkët Ortodókse Orthodox Easter patatína potato chips pavarësí, -a independence Díta e Pavarësísë Independence Day përkujtimór, -e commemorative popullór, -e popular prográm...

Share