In lieu of an abstract, here is a brief excerpt of the content:

90 MËSIMI 7 Çfarë ka sonte në televizor? What’s on TV tonight? In this lesson you will learn: • activities that you do in a language class • how to describe a city You will learn the following grammatical points: • the verbs njoh ‘to know’ and shoh ‘to see’ in the present indicative • the nominative and accusative forms of plural nouns • class 1 adjectives that modify a plural noun • class 2 adjectives that modify a plural noun DIALOGU 7.1: NË KLASË Gazetari: Mirëdita, profesor! Sa studentë ka kjo klasë? Profesori: Mirëdita! Kjo klasë ka 15 studentë. Gazetari: Çfarë studiojnë ata? Profesori: Ata studiojnë shqip. Gazetari: Pse studiojnë shqip? Profesori: Ata studiojnë shqip për shumë arsye. Disa studentë po mësojnë shqip, sepse jetojnë në Shqipëri. Disa po mësojnë shqip sepse janë studiues dhe po bëjnë kërkime në Shqipëri. Në klasë ka edhe dy përkthyes. Ata flasin disa gjuhë dhe tani po mësojnë edhe shqip. Gazetari: A është kjo klasë për fillestarë? Profesori: Jo. Këta studentë tashmë kuptojnë dhe flasin mirë shqip. Gazetari: A bëjnë shumë gabime kur flasin? Profesori: Jo shumë! Gazetari: Ç’bëjnë studentët në klasë? Profesori: Studentët flasin shqip, lexojnë tekste, bëjnë ushtrime dhe shpesh shohin në televizor emisione kulturore. Gazetari: A diskutojnë ata në klasë për tekstet që lexojnë? Profesori: Po. Ata diskutojnë gjatë për tekstet që lexojnë: bëjnë pyetje dhe japin mendime. Ata shfaqin interes në veçanti për tekstet historike dhe kulturore. Po ashtu, bëjnë diskutime për emisionet kulturore dhe për filmat shqiptarë që shohin në klasë ose në shtëpi. Gazetari: Studentët punojnë në grupe apo në mënyrë individuale? Profesori: Studentët punojnë kryesisht në grupe. Ndërsa, kur bëjnë ushtrime në fletore, punojnë në mënyrë individuale. Gazetari: A shohin filma në klasë? 91 Mësimi 7: Çfarë ka sonte në televizor? Profesori: Po, nganjëherë ata shohin edhe filma. Pastaj ne diskutojmë për filmat në klasë dhe unë shpjegoj me hollësi çdo gjë që ata nuk kuptojnë. Gazetari: Klasa duket shumë interesante dhe informuese. Përgëzime! Profesori: Shumë faleminderit! FJALOR arsý/e, -ja, -e reason për shúmë arsýe for many reasons ashtú so, thus bisedój to talk, discuss diskutím, -i, -e discussion bëj një diskutím to have a discussion diskutój to discuss dúket (it) seems emisión, -i, -e show (from TV) fílm, -i, -a film fillestár, -i, -ë beginner gabím, -i, -e mistake grúp, -i, -e group gjátë long, for a long time hollësí, -a, - detail me hollësí in detail individuál, -e individual informatív, -e informative interés, -i, -a interest shfáq interés to show interest interesánt, -e interesting jap to give jáp mendíme to give opinions jetój to live kërkím, -i, -e research kryeqytét, -i capital (city) kryesísht primarily kulturór, -e cultural kuptój to understand mendím, -i, -e opinion jáp mendíme to give opinions mënýr/ë, -a manner, way në mënýrë individuále individually (lit., in an individual way) përgëzím, -i, -e compliment Përgëzíme! Congratulations! përkthéj to translate përkthýes, -i, - translator prandáj therefore që that, who, which studiúes, -i, - researcher shfaq to show shoh to see, watch shpéjt fast táshmë already tékst, -i, -e text ushtrím, -i, -e exercise veçantí, -a particularity, peculiarity në veçantí especially [18.118.0.240] Project MUSE (2024-04-19 15:16 GMT) 92 Discovering Albanian 1 GRAMATIK˧36 The verbs njoh ‘to know’ and shoh ‘to see’ in the present indicative njoh shoh unë njoh shoh ti njeh sheh ai, ajo njeh sheh ne njohim shohim ju njihni shihni ata, ato njohin shohin Njoh ‘to know’ and shoh ‘to see’ are class 2 verbs (see §6). Notice the vowel change from -o- to -e- with ti and ai/ajo and from -o- to -i- with ju. Njoh and shoh are transitive verbs; that is, they typically occur with a direct object, which is marked with the accusative case. We have already learned that subjects are typically marked with the nominative case. Indefinite nouns have the same form in the nominative (when used as subjects) as in the accusative case (when...

Share